Milinkoviç: Reagojmë nesër, shpresoj te mbështetja e tifozëve

0

Mlladen Milinkoviç nuk e humbet qetësinë nga një humbje në Superkupë dhe është i bindhur se Kukësi do të reagojë si ekip kampion, nesër ndaj Kamzas.

Trajneri serb e pranon se ajo ndaj Tiranës ishte një disfatë e hidhur, në një prononcim për Sport Ekspres, ku ndër të tjera preku edhe çështjen e tifozëve, por edhe fushës së rrënuar në Kukës.

HUMBJA NË SUPERKUPË –  “Natyrisht që asnjëherë nuk ndihesh mirë kur humbet një ndeshje finale. U vjen keq tifozëve, jo më një lojtari  që është puna e tij. Kemi një skuadër me eksperiencë dhe serioze, ndaj duhet të përballojë dhe këtë humbje. Ju thashë dhe para stërvitjes se duhet ta harrojmë ndeshjen e Superkupës”.

KAMZA – “Është e sigurt se Kamza do të vijë me oreks të madh për të luajtur. E dyta kanë bërë merkato të mirë. Nuk është vetëm Kamza, pasi mendojmë se kampionati i këtij sezoni do të jetë akoma më i fortë se ai i vitit të shkuar”.

FUSHA  – “Fusha është kjo, nuk mund ta ndryshojmë dot, si për ne ashtu dhe për kundërshtarin. Do preferonim një fushë me bar, të ishte më e mirë, por këto janë kushtet. Këtu ka luajtur dhe vjet Kukësi dhe pati rezultate të mira, kështu që nuk është justifikim”.

TIFOZËT – “Kam patur rastin që në sezonin e shkuar të jem këtu si kundërshtar dhe kam vënë re se tifozët e Kukësit, ishin ata që e mbështetën ekipin në disa momente të vështira dhe e ndihmuan që të shkonte drejt fitores. Presim që ta mbushin stadiumin dhe të mbështesin ekipin që ta nisim mbarë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.