“Shashka” nga Italia, edhe një mesfushor te Partizani, por klubi mohon

Mediet italiane afrojnë mesfushorin Marko Kriako me kryeqytetasit. Të kuqtë hedhin poshtë zërat. “Nuk do të afrohet me ne”

Dita e djeshme ka qenë edhe e vrullshme për skuadrën e Partizanit. Nga miqësorja me ekipin B, përgatitjet për ndeshjen e parë me Laçin, lista e federimeve të lojtarëve dhe … zëra nga merkato. Mediet italiane dhe më saktë “tuttomercatoweb.com” kanë publikuar lajmin se mesfushori Marko Kriako mund të jetë një afrim për të kuqtë, por në kushtet që merkatoja është mbyllur më 6 shtator dhe lojtarët e huaj nuk mund të federohen me ekipin e dytë, pasi luajnë në Kategorinë e dytë, mundësia e afrimit të Kriakos është e djegur.

MEDIET ITALIANE – Portali tuttomercatoweb.com” publikonte lajmin se mesfushori Marko Kriako mund të afrohet me Partizanin. Në fakt, portali italian ka cituar menaxherin e futbollistit Umerto Kalaio që në një prononcim të tij jep mundësinë e afrimit të lojtarit të tij me Kriakon. “Ishim duke menduar për ekipin e Lukezes, por rregullat e vendosura na penguan për kalimin në atë skuadër. Tani po bisedojmë dhe jemi në kontakt me Partizanin e Julianos dhe lojtari e pëlqen si mundësi, pasi do të tregojë veten. Tanimë, gjithçka mbetet në dorë të klubeve për të vendosur”, – përfundon prononcimi i menaxherit të Kriakos.

PARTIZANI – Të pyetur në lidhje me çështjen në fjalë dhe afrimin e mundshëm të mesfushorit italian me grupin e Julianon, të kuqtë e kanë mohuar kategorikisht. “Nuk ka asgjë për mesfushorin që përflitet në mediet italiane. Kriako nuk do të jetë me ne, kjo është zyrtare”, -bëhet e ditur nga klubi i kuq, pas interesimit të gazetës. Pra, rasti në fjalë nuk ka të bëjë asgjë më shumë se sa thjesht thashetheme mediatike.

KRIAKO – Lojtari i përfolur luan në pozicionin e mesfushorit dhe është nga Italia. Karriera e tij ka qenë e përhapur nga Seria C më Lega Pro. Pjesën më të madhe të karrierës e ka përqendruar me ekipin e Konsesës në Seria C ku ka luajtur vazhdimisht. Ai ka provuar edhe fanellën e Aprilias, Basano Virtus dhe Pergokremës.

 

Skeda e lojtarit

Emri – Marko

Mbiemri – Kriako

Datëlindja – 22 maj 1989

Mosha – 28 vjeç

Vendlindja – Itali

Pozicioni – Mesfushor

Karriera

2010 – 2011 Basano Virtus

2011 – Pergokrema

2011 – 2013 – Aprilia

2013 – 2017 – Kozenca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online