Mlladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Kamzën për mediat u shfaq i zhgënjyer për rezultatin, por i vetëdijshëm për faktin se pika e marrë ishte me fat. Njëkohësit trajneri serb nuk lë jashtë vëmendjes dhe arsyet se pse në stol kishte lënë lojtarë si Alla dhe Musolli.
Ndeshja
“Natyrisht që nuk jam i kënaqur nga rezultati, pasi kishim mundësinë në pjesën e parë ta mbyllnim ndeshjen me rastet që patëm. U ndëshkuam nga një pakujdesi në mbrojtje. Erdhi goli i dytë më pas dhe në fund me pak fat barazuam. Në pjesën e dytë nuk u futëm siç duhet. Loja mund të kënaqë tifozët, por jo mua”.
Objektivat
“Objektivat e Kukësit nuk ndryshojnë. Ne prisnim që të merrnim tre fitore dhe jo tre barazime. Nuk duam të varemi nga ndeshjet e tjera, por ta zgjidhim vetë me pikët që grumbullojmë vetë”.
Grupi i plotë
“Sot kishim të gjithë grupin, por sërish jam i pakënaqur, pasi edhe pse i kishim të gjithë në dispozicion, kishim sërish probleme në mbrojtje”.
Musolli, Alla dhe Alijev në stol
“Musolli nuk luajti sepse ishte me Kosovën dhe nuk ishte me skuadrën për 8 ditë. Nuk ishte me grupin. Alla nuk është i dënuar, por ne deshëm të luanim me dy qendërmbrojtës të gjatë, pasi do luanim ndaj Raçiç dhe donim dy lojtarë të fortë që ta mbulonin. Alijev është një zgjidhje taktike. Guri është më mirë se Alijev, i cili pati minuta në dispozicion”.