Zhgënjimi i David Nikollit: Gati për një tjetër shtet

 

Kampioni i Ballkanit: Nuk kam marrë qoftë dhe një gotë uji nga ky shtet, vazhdoj me ëndrrat e mia për të ecur përpara, ndoshta për një tjetër flamur

Gjergj Vyshka

David Nikolli, Kampioni i Ballkanit në 3000 metra më 16 korrik, por dhe vendi i katërt në gjysmëmaratonën e Tiranës, madje duke dhënë dhe rekord kombëtar për vendin, duket plotësisht i zhgënjyer. I keqtrajtuar, sepse atij në të mirë të atletikës i është kërkuar të lërë punën në Itali, duke iu premtuar pagesa, tashmë është gati për të shkuar gjetiu. Madje e ka thënë këtë dhe para se të vinte në Maratonën e Tiranës, por gjithnjë nuk është ia kanë vënë veshin, ndërsa e kanë cilësuar si kërcënimi të një sportisti që kërkon pagesat e tij. A ka të drejtë David Nikolli? Sigurisht që po, sepse nga një i panjohur, atje ku nuk dinte askush asgjë që po bënte sport dhe punë njëkohësisht në Itali, është Kampion Ballkani. Madje na ka bërë të gjithë të lumtur, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, pati deklaruar se me Gegën, Smajlajn, Nikollin, Gjeçajn dhe Poçestën bëhej një pesëshe e sigurt për medalje jo vetëm në Botërorin e Sallave të Mbyllura, por dhe në Europianin e Berlinit. Po sot? As më pak e as më shumë, kemi zhgënjimin e David Nikollit, i cili i shtohet listës së sportistëve të keqtrajtuar në vendin tonë, për të cilët kujtohen vetëm kur ngjiten në podiumin e medaljeve. “Sport Ekspres” po sjell të plotë atë që Nikolli ka deklaruar rreth dy ditë më parë për atë çfarë i është premtuar dhe që nuk e ka marrë.

Deklarata e Nikollit

“Desha të rrëfej se çfarë trajtimi u bëhet atletëve nga Federata Shqiptare e Atletikës dhe nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por në tërësi dhe nga shteti shqiptar. Në një vit atletikë kam fituar një Ballkaniadë në garën e 3000 metrave, kam realizuar katër rekorde kombëtare, por asgjë. Deri më tani kam pas telefonatë nga ministrja Lindita Nikolla, kjo me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa më është thënë që të lë punën që kisha në Itali, teksa isha me kontratë të përhershme. Më është premtuar që do të kisha ndihmën financiare nga Shqipëria siç e thotë ligji shqiptar dhe siç e bën e gjithë Bota për atletët, ndërsa do të vazhdonim projektin që ishte kualifikimi për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. I besova Ministres Nikolla, e cila më ka marrë në telefon dhe më premtonte. Më 15 tetor kam qenë në gjysmëmaratonën e Tiranës, atje ku realizova rekordin e katërt kombëtar. Direkt pas garës lajmërova Ministren Nikolla për rezultatin dhe ajo më la një takim në Ministri, në zyrën e saj, më 16 tetor. Aty kemi diskutuar për objektivat që kisha, ndërsa më ka premtuar se do të realizojnë po atë ditë mbështetjen, apo sponsorët që do të më kishin paguar të gjitha çmimet që kam fituar dhe realizuar. Po atë ditë vendosëm për një tjetër takim, i cili është realizuar më 17 tetor, ndërsa Ministrja Nikolla nuk erdhi. Dërgoi pesë përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Në takim ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli. Nga takimi që zgjati për një orë dolëm me përfundimin se Ministrja Nikolla nuk do të realizojë asgjë nga ato që janë premtuar. Që do të thotë se nuk do të kem asnjë mbështetje, nuk do të kem asnjë sponsor, nuk do të shpërblehem për arritjet e bëra, nuk do të më quhen rekordet që kam. Pra, nuk i intereson asgjë, vetëm se më thanë: Vazhdo përpara! Unë nga Federata Shqiptare e Atletikës, së bashku me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nuk kam marrë qoftë dhe një gotë uji. Megjithatë vazhdoj përpara me ëndrrat e mia, bashkë me familjen time dhe me trajnerin tim. Por mbi të gjitha me skuadrën time e ndoshta shumë shpejt dhe me kombëtare tjetër”.

Shumë e rëndë për atletikën shqiptare, por dhe për shtetin shqiptar, deklarata e David Nikollit, ndërsa duhet dëgjuar nëse nuk duhet humbur dhe ky sportist…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online