Milinkoviç luan kartat e fundit, ndryshim total

Përfundojnë në stol Alla, Kërkotiç dhe Ethemi, ashtu si Hallaçi që nuk do të jetë titullar

Revolucion përballë Laçit. Kështu mund ta quajmë formacionin e Kukësit përballë kurbinasve. Humbja me Partizanin i ndërlikoi shumë llogaritë e tekniku Mlladen Milinkoviç, i cili tashmë është i detyruar që të fitojë dy ndeshjet e ardhshme që të mos rrezikojë stolin. Edhe vetë ai e pranoi se durimi e ka një kufi, por në krahun tjetër dhe kuksianët kanë nisur që të shqyrtojnë variantet për pasuesin e teknikut serb. Nga Partizani dhe Laçi, sot pritet të zbresë një Kukës me shumë ndryshime. Koliçi vjen nga dëmtimi, por pritet të jetë gati. Në mbrojtje Idrizi do të jetë sërish në fushë, duke lënë në stol kapitenin Hallaçi, çudia më e madhe e javës së shkuar. Gabimi i bërë te goli i dytë me Partizanin do i kushtojë vendin e titullarit Albi Allës, i cili do të zëvendësohet nga Rustem Hoxha, i cili së bashku me Ylli Shametin do të formojnë dyshen e qendrës së mbrojtjes. Në të majtë nuk ndryshon asgjë, me Simon Rrumbullakun. Para tyre do të vendoset Eni Imami dhe Besar Musolli, që do të kenë detyrën për të thyer aksionet e kundërshtarëve. Në mesfushë ka ndryshime sërish. Me rikthimin e Elis Bakajt, Milosh Kërkotiç përfundon në stol. Elton Kale do të pozicionohet nga e majta, ndërsa në të djathtë do të spostohet Guri, për t’i lënë vendin Alijevit në qendër të sulmit. Shansi i artë i azerit për të treguar veten. Në këtë mënyrë, edhe Valon Ethemi nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Ndryshime pa fund, që janë basti i Milinkoviçit. Mbetet për t’u parë nëse do të qëllojë në shenjë apo ajo që la të nënkuptohej pas ndeshjes me Partizanin do të ndodhë nëse nuk fiton me Laçin.

Formacioni i mundshëm i Kukësit 4-2-3-1

KOLIÇI

Idrizi Shameti Hoxha Rrumbullaku

Musolli    Imami

Guri Bakaj Kale

Alijev

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online