Duro: Dënime monotone, e vështirë pa tifozë

Trajneri i kuqezinjve vlerëson Teutën dhe parashikon një duel të luftuar në fushë: Mendojmë vetëm të fitojmë ndeshjen e radhës, na duheshin tifozët

Elton Nika

Flamurtari-Teuta, e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit, luhet në një stadium të boshatisur. Një ndeshje mjaft e rëndësishëm për vetë faktin se të dyja skuadrat vijnë pas një periudhe të mirë në kampionat. Vlonjatët, të cilët mbajnë vendin e dytë, presin Teutën që vjen nga dy fitoreve radhazi. Pritet të jetë një duel mjaft interesant, por për fat të keq do të luhet në një stadium të boshatisur, pas dënimit të dhënë nga FSHF-ja në lidhe me atë çfarë ndodhi në ndeshjen me Skënderbeun. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, e konsideron një ndeshje me mjaft rëndësi për ecurinë e skuadrës së tij, ndërkohë që vlerëson kundërshtarin.
Duro, luani ndeshjen e radhës me Teutës, që e keni mundur në fushën e saj në fazën e parë.
– Kemi fituar në fazën e parë në fushën e saj, por është një ndeshje krejt tjetër. Asnjëherë ndeshja nuk i ngjan ndeshjes dhe natyrisht çdo skuadër tashmë ka strategji ndryshe. Ajo fitore në fazën e parë ka vlera, por këtë herë do të jetë krejt ndryshe.
– Si është gjendja e skuadrës para kësaj ndeshjeje?
– Kemi pasur kohë më të gjatë përgatitjesh për ndeshjen e radhës. Më shumë fokusin e kemi vënë te rikuperimi i lojtarëve, pas lodhjes që kanë pasur nga fakti që javën e kaluar kemi luajtur dy takime në pak ditë dhe ngarkesa ishte më e madhe. Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë në këtë moment, me përjashtim të sulmuesit Bushiç, i cili ka pasur probleme pas ndeshjes me Lushnjën. Bushiç ka qenë në stërvitje, por nuk është rikuperuar plotësisht dhe do të shohim deri para ndeshjes, nëse do të aktivizohet apo jo titullar.
– Si ju, ashtu edhe Teuta vjen në një moment të mirë, pasi i ka fituar dy ndeshjet e fundit
– Teuta, pas një situate të vështirë që kaloi, vjen në Vlorë pas dy fitoreve radhazi dhe e ka kaluar momentin e vështirë. Por edhe gjendja jonë është mjaft e mirë edhe nga ana psikologjike. Pra, do të kemi një përballje shumë të rëndësishme, mes dy skuadrave në gjendje mjaft të mirë.
– Sa ndikon fakti që luani pa tifozë, ashtu si me Kukësin?
– Këto dënime tashmë janë bërë monotone. Padyshim që nuk është asnjëherë mirë të luhet pa tifozë. Mbi të gjitha, tani kemi nevojë për tifozët tanë, pasi edhe ata janë mjaft të ngrohur nga rezultatet e ekipit dhe do të dëshironin të ishin në stadium. Por ky është fakt tashmë dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.
– Administratori Idrizi këtë radhë e quajti të drejtë dënimin, po ju si mendoni?
– E përkrah mendimin e administratorit Idrizi, por nuk janë të gjithë ata që shkaktojnë një situatë të tillë. Ndodh që sharje ka në të gjitha stadiumet dhe nuk jepen të tilla dënime. Megjithatë, me Teutën duhet të luajmë pa mbështetjen e tyre dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen, sepse është mjaft e rëndësishme për Flamurtarin.
– Vendi i dytë a ju shtyn të jepni diçka më shumë?
– Shohim ndeshjen e radhës dhe atë po mendojmë tashmë, pra vetëm Teutën. Nuk e shohim klasifikimin. Pastaj, pas Teutës, do të fokusohemi te ndeshja e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online