Milinkoviç gjithnjë e më afër Kukësit, ulen pretendimet financiare

0

Mlladen Milinkoviç është gjithnjë e më afër Kukësit. 49-vjeçari ka marrë një ofertë konkrete nga kampionët dhe palët duket se janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Dje “Sport Ekspres” publikoi dhe kërkesat e palës së trajnerit, ku shifrat financiare kalonin 80 mijë euro në sezon.

Pikërisht ajo ishte pengesa kryesore për trajnerin serb, por tashmë mësohet se kompania që e menaxhon ka ulur pretendimet dhe te Kukësi është rikthyer në “Pole-position” ish-trajneri i Luftëtarit.

Vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, shprehu dëshirën e një bashkëpunimi me një trajner të huaj dhe Milinkoviç është një preferencë e vjetër. Problemi i vetëm është zgjidhja e situatës me Luftëtarin, që pretendon se kontrata e teknikut serb është rinovuar automatikisht. Kukësi dhe Milinkoviç janë shumë afër një bashkëpunimi, por duhen vendosur dhe pikat mbi “i” që gjithçka të përfundojë me shtrëngim duarsh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.