Milinkoviç: Duhet gjak i ri, Shameti jep 1000%

Trajneri i Kukësit ishte i lumtur që arriti të mbante fitoren me Teutën, pavarësisht skuadra luajti për shumë minuta me 10 lojtarë. Për “Supersport” tekniku foli dhe për merkaton e janarit, ku e theksoi se do të afrohen vetëm lojtarë që bëjnë diferencën.

NDESHJA – “Besoj se luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë kur ishim me 11-lojtarë. Fatkeqësisht ishim në disavantazh, por lojtarët e mi gjetën forcën për të barazuar dhe për të fituar. Kur ishim me 10 lojtarë treguan se e donin shumë këtë fitore. Edhe para ndeshjes në konferencë thash që fitorja është ilaçi më i mirë, si për klasifikimin por dhe për anën psikologjike”.

PAS DALJES SHAMETIT – “Ne bëmë një ndryshim para se të dilte Shameti me të kuqe. Besonim se mund ta kapnim në kundërsulm dhe u ndërlikuan disi gjërat kur mbetem me 10 lojtarë. Na ndihmoi dhe fati pak dhe e morëm fitoren”.

POZITA E TIJ NË STOL – “Unë thash se do largohem jo se nuk kisha besim, por se nuk kishim rezultate. Kur nuk ke rezultat përgjegjës është trajneri. Unë erdha me objektiva të qarta dhe nuk mund të tallesha, ndaj menodva se ekipi mund të gjente rrugën e tij me ndryshimin e trajnerit. E kam thënë që kemi lojtarë të mirë por disa nuk ishin në formën e tij më të mirë. Musolli ka rritje ndeshje pas ndeshje, sot ishte një nga më të mirët. Besojmë se do të shkojnë gjërat mirë”.

MERKATO – “Do të ndërhyjmë në merkato. Edhe Skënderbeu do të bëjë merkato. Duhet gjak i ri. Nuk do të nxitohemi, por do afrojmë lojtarë që të bëjnë diferencën, pavarësisht se është e vështirë që në këtë periudhë të gjesh lojtarë të lirë dhe të mirë. Nëse do të gjejmë lojtarë më të mirë se këto që kemi në çdo repart do të ndërhyjmë, pa dallim. Kampionati është i gjatë dhe ne duam 18 lojtarë që të jenë të të njëjti nivel.

NDESHJA E RADHËS – “Sa i përket Luftëtarit, e kam thënë dhe kur nuk ka pasur rezultate se Luftëtari luan futbollin më të bukur në Shqipëri. Nuk e pash ndeshjen, por ishte surprizë ajo fitore, përballë një skuadre të madhe si Partizani”.

SHAMETI – “ Shameti jep 1000% dhe ndoshta ndonjëherë futet më ashpër seç duhet. Pas ndeshjes më tha se nuk kam kryer faull dhe unë se kam parë rastin ndaj nuk mund të flas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online