Ethemi: Ëndërr të kaloja nga Mamurrasi te kampionët

Lojtari që vendosi fatin e takimit në Durrës, ishte Valon Ethemi. Pas ndeshjes mesfushori nga Tetova për “Supersport” ishte mjaft i lumtur për golin që i dha fitoren skuadrës së tij. Nuk la pa komentuar as kalimin  tij nga Kategoria e Parë te kampionët e Shqipërisë.

“Jam shumë i lumtur që shënova sot dhe ndihmova ekipin dhe fituam ndeshjen. I kam shënuar dy gola Teutës. Nuk mund të them se sa gola do shënoj, por synoj që të shënoj sa më shumë dhe të ndihmoj skuadrën”.

“Mamurrasi dhe Kukësi janë shumë ndryshe. Ishte një ëndërr të kaloja nga Mamurrasi te skuadra kampione”.

“Ndeshja ndaj Korçës ishte më e forta e kampionatit dhe ishte si reklamë për mua të luaja në atë ndeshje”.

“Në Kukës është fusha më e vogël dhe për një lojtar të shpejtë si unë nuk kam shumë hapësira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online