Milinkoviç beson te elementët e rinj, firmos edhe talenti nga Tetova

Kampionët do të synojnë të mbrojë fronin e kampionit në një sezon që pritet të jetë mjaft i ashpër dhe rivalizues, ku lufta treshe për titull do të jetë e ethshme. Në krahun tjetër të gjitha skuadrat e tjera kanë shpallur si objektiv gjashtë vendet e para. Në të tilla kushte premtohet një sezon mjaft interesant. Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, në prezantimin e tij bëri me dije se do u besonte dhe elementëve të rinj dhe kështu ka ndodhur. Në fazën përgatitore trajneri u ka dhënë mundësi dhe djemve të rinj si Koldashi, i cili ka realizuar dhe një gol në miqësoren e parë me Labunishtin. Po ashtu dhe Zylyftari, Joti, Kumanova e Duraku janë përfshirë me skuadrën e parë. Fakti se në qendër të mesfushës tekniku serb ka vetëm Musollin dhe Zeqirin lojtarë të afirmuar, tregon se do të besojë tek cilësia e të rinjve, që këtë sezon do të jenë në politikat e klubit.

ETHEMI – Ish-mesfushori i avancuar i Mamurrasit, Valon Ethemi, ka firmosur për tri vite me skuadrën e drejtuar nga Milinkoviç, pas disa javësh në provë, që e kanë bindur trajnerin serb. 19-vjeçari nga Tetova erdhi vjet te Mamurrasi dhe shkëlqeu, ndërsa tani bëhet pjesë e Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *