Mendjen nga Superkupa, dilema për formacionin te Kukësi

Verilindorët do të zbresin në fushë më datën 6 shtator për të diskutuar me Tiranën trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës. Do të jetë prova e parë e vërtetë para startit të sezonit për ekipin, por dhe stafin e ri teknik që e ka detyrim marrjen e trofeut, për të përmbushur objektivin e parë. Kukësi ka një organikë të mbipopulluar, me lojtarë kualitativ dhe do të jenë zgjedhjet e trajnerit ato që do të vendosin se kush do të jetë formacioni që do të synojë trofeun e parë sezonal. Prapavija nuk ka dilema ashtu si dhe qendra e mesit të fushës, por sulmi dhe krahët e mesfushës janë dilemat e kuksianëve. Koliçi në portë, Hallaçi, Alla, Shameti e Rrumbullaku në mbrojtje janë të “blinduar”, ashtu si Musolli dhe Zeqiri në qendër të mesfushës. Nga krahët Shtubina, Nasar dhe Kale do të luftojnë për dy vende, por dhe Guri mund të jetë një tjetër mundësi, pasi shkëlqeu në ndeshjet e Champions-it në rolin e një mesfushori të djathtë. Në sulm Bakaj dhe Alijev mund të jenë dyshja, nëse Guri pozicionohet si mesfushor, por në të kundërt, do të ketë një tjetër garë treshe për dy vende titullari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online