Milani përgënjeshtron lajmet e merkatos: Bonuçi nuk preket

Milani aktual është në vështirësi të mëdha, brenda e jashtë fushe, ndaj mediat në Itali po shkruajnë skenare nga më të ndryshmet dhe tashmë flitet se në janar mund të largohet edhe lojtari më i rëndësishëm i skuadrës kuqezi, Leonardo Bonuçi, i cili kushtoi 40 milionë euro në verë dhe kërkohet nga disa prej klubeve më të pasur në Europë.

Megjithatë, sot Milani në faqen e vet zyrtare ka përgënjeshtruar prerë lajmet për largimin e mbrojtësit të kombëtares italiane.

“Sa i bukur zbulimi i Bonuçit! Papritur, kalohet nga talljet për ekuilibrat te kërcënimi për një braktisje të papritur të Milanit dhe për interesimin e klubeve të mëdhenj. Spekulime të papranueshme, e vërteta është që Leo ka përgënjeshtruar gjithçka në mënyrë jozyrtare. Sepse Bonuçi beson totalisht në projektin Milan dhe kjo tregon që historitë para festave janë pa asnjë bazë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online