Milinkoviç: Duam 2-3 lojtarë, marrim 50 oferta në ditë

Trajneri i Kukësit: Alla dhe Hallaçi në formacion kur të jenë gati. Ta kthejmë shtëpinë në kështjellë

Jurgen Zela

Nga largimi i Alijevit, te ndeshja me Luftëtarin dhe merkato. Trajneri i Kukësit Mlladen Milinkoviç, flet për shumë çështje në konferencën prag ndeshje së fundit të vitit me Luftëtarin. Tekniku serb nuk lë jashtë vëmendjes dhe zgjedhjet e tij për disa nga lojtarë më me emër te Kukësi. Besim i madh për një fitore në Gjirokastër, por sa i përket merkatos, e pranon se do i pëlqenin disa lojtarë nga ish-skuadra e tij, por është i vetëdijshëm që nuk mund t’i marrë, pasi janë nën kontratë.  

Largohet Alijev, sa i ndërlikon kjo llogaritë tuaja dhe pse Kukësi ende nuk e ka bërë zyrtare?

Unë jam trajneri dhe nuk jam zëdhënësi. Alijev nuk dha atë që ne prisnim këtu te ne. I urojmë që të gjejë golat dhe të ketë një karrierë të mirë. Për mua ishte një lojtar i mirë, por nuk u përshtat dot me kampionatin shqiptar. I uroj që të tregojë sa vlen në çdo skuadër që do të shkojë.

Keni menduar për pasuesin, apo do i besohet vetëm Gurit?

Ne kemi besim te Guri edhe këtë e shohin të gjithë. Guri ka akoma për të dhënë si futbollist dhe shpresoj që të japë diçka më tepër, si për të ndihmuar skuadrën, por dhe veten.

Do i gëzohen tifozët e Kukësit një fitoreje për festa?

Besojmë se ne do ta mbyllim këtë fazë me fitore. Ekipi i Luftëtarit është një skuadër shumë e mirë. Shpresojmë dhe besojmë që do ta mbyllim me fitore.

Luftëtari po gëzon një moment të mirë, sa i druheni kundërshtarit dhe a do të ishte tronditje nëse nuk do të merrnit fitoren?

Luftëtari ka fituar në dy ndeshjet e fundit, megjithatë ai ka luajtur shumë mirë dhe në takimet që ka humbur. Mënyra se si i ka humbur një pjesë të takimeve janë më shumë nga fati sesa nga loja. Ne i kemi parë të gjitha takimet e tyre dhe Luftëtari ka luajtur gjithmonë bukur dhe mund të themi se është në nivelin e sezonit të shkuar. Fakti që ata shënuan 5 gola në ndeshjen me Partizanin tregon se janë në një formë të mirë. Ne nuk duam të gabojmë më në shtëpinë tonë se diferenca me Skënderbeun është krijuar pikërisht nga hapat fals që kemi bërë në shtëpinë tonë. U thashë edhe lojtarëve që duhet ta bëjmë Kukësin sërish një kështjellë, ku asnjë ekip nuk duhet të marrë pikë. Nëse do të arrijmë që të marrim pikë të plota në shtëpi, do të jemi shumë afër objektivave që kemi vënë në fillim të sezonit.

Mund të afrohet ndonjë lojtar nga skuadra e Luftëtarit në merkaton e janarit?

Sigurisht që Luftëtari ka lojtarë shumë të mirë. Nëse disa nga ato lojtarë do të ishin të lirë do tentonin t’i afronin, por në dijeninë tonë ata kanë kontratë me skuadrën e Luftëtarit. Marrim rastin e lojtarëve të rinj, si Bregu dhe Abazaj, ato shohin alternativat jashtë Shqipërisë dhe është e natyrshme. Të gjithë lojtarët atje janë nën kontratë.

Hallaçi dhe Alla po qëndrojnë në stol, a i konsideroni pjesë të planeve tuaja?

Idrizi po luan shumë mirë. Një mbrojtës i djathtë mund të luajë. Tani kemi fazën përgatitore, nëse bind gjatë kësaj periudhe për një vend titullari do të rikthehet. E njëjta situatë dhe për Allën, ka luajtur shumë ndeshje, ndërsa tashmë është në stol. Të dy janë lojtarë shumë të mirë që ne i kemi parasysh, por ai që paraqitet më mirë ai do të luajë.

Në merkato do të synohet tregu vendas apo ai i huaj?

Ne duam të afrojmë lojtarë që bëjnë diferencën, të sjellin risi në skuadër. Nëse nuk i gjejmë këto lojtarë s’kemi pse bëjmë merkato, por besojmë se do të gjejmë lojtarë që mund të ndryshojnë diçka. Ne kemi shumë oferta në ditë, afro 50 oferta në ditë. Bashkëpunojmë me menaxherin e klubit dhe do të përzgjedhim 2-3 lojtarë që bëjnë diferencën. Të gjithë mendojnë për merkaton, por ne jo, mendojmë vetëm për ndeshjen. Do kemi mundësi për të menduar deri më 4 janar për lojtarët që do të përzgjedhim. Presim lojtarët e rinj për të parë se çfarë do të na ndryshojë në ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online