Duro kërkon mbrojtës, piketohen dy lojtarë

Një mbrojtës dhe një mesfushor pritet të afrohen te Flamurtari. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por njëri është futbollist shqiptar nga Maqedonia

Elton Nika

Një mesfushor qendre dhe një mbrojtës do të jenë dy përforcimet e Flamurtarit në merkaton e janarit, teksa klubi aktualisht ka afruar dy futbollistë, mesfushorin Muarem dhe sulmuesin Nedeljkoviç. Lëvizjet e radhës në merkaton e ekipit vlonjat janë një mesfushor qendre dhe një mbrojtës. “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë dy lëvizjet që pritet shumë shpejt të konfirmohen në klubin kuq e zi. Për momentin emrat mbahen sekret, por mësohet se bëhet fjalë për një lojtar shqiptar nga Maqedonia, ndërsa mbrojtësi pritet të jetë i huaj. Dy lëvizjet e fundit në merkato për vlonjatët synojnë të përforcojnë dhe më shumë skuadrën për pjesën e dytë të kampionatit, ndërkohë që mësohet se afrimet në merkato do të jenë me skuadrën që në datë 3 janar, kur edhe do të rinisin përgatitjet. Për momentin mendja është fokusuar totalisht te ndeshja ndaj Kamzës dhe synohet vetëm rezultat pozitiv. Pavarësisht këtij fakti, merkato mbetet në epiqendër te Flamurtari, që pritet ta çojë në katër numrin e futbollistëve të afruar në merkaton  e janarit.

RINOVIMET

Ivan Jakovljeviç është lojtari kryesor që ende nuk ka rinovuar tek Flamurtari dhe një largim i tij nuk përjashtohet. Burime nga klubi vlonjat kanë saktësuar se me lojtarin gjithçka do të shihet pas përfundimit të kësaj jave dhe më pas mund të flitet për rinovimin. Jakovljeviç është një pistë që vlonjatët e kanë lënë akoma në pritje, ashtu si edhe rastin e Haxhi Nezirajt. Nëse për mbrojtësin do të flitet rreth rinovimit, me mesfushorin kosovar gjërat janë shumë ndryshe. Neziraj ka gjetur shumë pak hapësira për të luajtur, ndaj nuk përjashtohet një largim para kohe i tij nga Vlora. Megjithatë gjithçka do të shihet vetëm pas ndeshjes me Kamzën. Danilo Alvesh është një tjetër emër i përfolur në media për një transferim tijin, por braziliani ka ende kontratë me Flamurtarin dhe një lëvizje e përfolur gjatë këtyre ditëve në klub nuk diskutohet fare. Çdo klub që e dëshiron, veçse duhet të bindë lojtarin, duhet të bindë edhe drejtuesit e klubit, pasi deri në fund të sezonit është nën kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online