Te Milani janë mjaft të revoltuar për eliminimin nga Europa League, por edhe të hidhëruar nga dënimi i UEFA-s. Nga një problem në tjetrin për kuqezinjtë, të cilët në Pire u ndjenë të tradhtuar nga gjyqtari, pasi pretendohet se penalltia në favor të Olimpiakosit nuk ishte e drejtë.
“Milani u vodh”, por jo vetëm ama, pasi pre e hajdutëve ka rënë edhe presidenti Paolo Skaroni, i cili është grabitur mbrëmjen e djeshme. Menjëherë pasi numri një i skuadrës italiane ka dalë nga makina, një person i paidentifikuar është afruar dhe i ka marrë një çantë ku ndodheshin plot 10 mijë euro, por edhe disa dokumente të rëndësishme, sipas asaj që shkruan “TgCom”.
Edhe pse shoferi e ka ndjekur hajdutin, një person tjetër e ka penguar, duke e bërë të pamundur që të reagonte. Personja në fjalë ishtre femër dhe ka qenë bashkëpunëtore me grabitësin. Të dy ja kanë dalë të “zhduken” nga vendi i krimit. Një ngjarje që e ka mërzitur akoma dhe më shumë presidentin, i cili ka një mal me probleme për të zgjidhur.