Milani nuk mbahet, blerja e radhës mbërrin në Malpensa

Milani ka nisur të lëvizë fuqishëm në merkato. Kuqezonjtë kanë arritur marrëveshjen me Flamengon për të transferuar qendërmbrojtësin Leo Duarte. Braziliani është një nga më të mirët në kampinatin e vendit të tij.
23-vjeçari është fotografuar ditën e sotme në aeroportin e Malpensas në Milano. Mbrojtësi pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Më pas ai do të firmosë kontratën në ambientet e klubit për t’u prezantuar më pasi si ylli më i ri që zbret në “San Siro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *