Ministri tifoz i Milanit, Mateo Salvini, ka folur për “Rai Radio 1” për skuadrën e tij të zemrës, duke dhënë mendimin e tij sa i takon mundësive që kanë kuqezinjtë që të kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në fjalën e tij, Salvini tha:
“Jam optimist. Milani, për fat të keq, nuk e ka në dorë vetë dhe duhet të varet nga Empoli e Sasuolo, megjithatë, besoj se do t’ia dalin. Gatuzo? Nuk jam unë drejtues i Milanit, nuk e di të ardhmen e tij.
Sigurisht, nuk kemi pasur një filozofi loje shumë të bukur, por duke marrë parasysh rrethanat, ai ka bërë mirë. Nuk duhet të harrojmë se Milani nuk ka më në fushë emra si Gulit e Van Basten”, përfundoi Salvini.