Milani merr vendimin, Bonuçi është në shitje!

Ditët e fundit bëri bujë lajmi se Milani po mendon të shesë kapitenin e vet Leonardo Bonuçi, ndërkohë që më pas nuk erdhi asnjë reagim apo përgënjeshtrim nga klubi kuqezi.

Sot PremiumSport ka lëshuar një tjetër “bombë”, sepse raporton se drejtori sportiv Mirabeli është takuar me agjentin e Bonuçit, Luçi, duke i komunikuar se është gati ta shesë Bonuçitn.

Ish-mbrojtësi i Juventusit firmosi vjet për Milanin, duke u bërë pjesë e një projekti shumë ambicioz, por që dështoi në çdo drejtim, aq sa tashmë edhe UEFA e ka përjashtuar klubin milanez nga kupat e Europës.

Tani duhen shitur lojtarë dhe duhen ulur shpenzimet, Bonuçi ka pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon dhe është ndër të paktën që ka treg.

Gjithsesi, Milani nuk e shet lirë: do të duhen të paktën 35-40 milionë euro për ta lëshuar, sepse nuk duhet shtuar vlerë negative në bilanc.

Kohët e fundit PSG, Mançester Siti dhe Mançester Junajtid kanë shfaqur interes, por vetëm në media, sepse kontakte me Milanin nuk ka pasur askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *