Milani është shumë pranë Champions League pas shumë vitesh, mund ta heq UEFA me ndëshkim

Edhe pse Superliga Europiane ishte një ëndërr që u shua shumë shpejt, katër skuadra akoma nuk e kanë deklaruar veten jashtë këtij kompeticioni. Bëhet fjalë për Juventusin, Realin e Madridit, Milanin dhe Barcelonën, të cilat ishin dhe iniciatiorët e kësaj ideje. Ajo që mësohet sipas ESPN është se UEFA mund të marrë masa ndëshkuese ndaj këtyre skuadrave “rebele”.

Masa ndëshkuese pritet të jetë një përjashtim 2 vjeçar nga Uefa Champions League. Ky përjashtim do të ishte fatale nga ana financiare për skuadrat si Juventusi, Reali dhe Barcelona të cilat kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të Covid-19. Gjithashtu dhe për Milanin do të ishte një “vetëvrasje” pasi pas 8 vitesh kuqezinjtë janë pranë kualifimit në Uefa Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online