“Milani dhe Reali i Madridit janë ekipet që dua më shumë”, flet Ançeloti pas fitores së Champions League: Liverpul, shkuam 2-2…

Anceloti ka arritur sërish që të triumfojë në Champions League. Pavarësisht dominimit të Liverpulit në lojë, Reali i Madridit ka treguar se ia del që të mundi rivalin me peshën e fanellës dhe mbi të gjitha me eksperiencën e krijuar në këtë kompeticion. Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri u shpreh se Milani dhe Reali janë dy dashuritë e tij të mëdha në futboll.

“Fituam, jemi shumë të lumtur dhe nuk ka shumë fjalë. Champions League që bëmë këtë vit ishte shumë e vështirë në rrugëtim. Nëse fitova do të thotë se isha i mirë në zgjedhje, i ndihmuar nga një ekip i madh dhe lojtarë të mëdhenj. Kam fituar dy trofe me Milanin dhe dy me Realin që janë skuadrat që kanë fituar më shumë.

Të gjitha fitoret kanë një shije të veçantë, kjo e sotmja është ndryshe. Ishte një surprizë për të gjithë sepse askush nuk tha se mund të fitonim. Pak nga pak filluam të besojmë në të. Milan dhe Reali i Madridit janë ekipet që dua më shumë. Liverpool është rritur ndjeshëm dhe do të jetë rival edhe për të ardhmen, shkuam 2-2 tani”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online