Një nga ekipet që pritet të jetë shumë aktiv në merkato është padyshim Milani. Pavarësisht problemeve me “fair-playn financiar”, drejtuesit kuqezinj do të mundohen të bëjnë sa më shumë përforcime, pasi në kontingjentin aktual ka dhe shumë dëmtime. Një nga objektivat e dyshes Leonardo-Maldini, është Janik Ferreira-Karrasko.
Mesfushori i avancuar belg, aktivizohet me ekipin e Dailan Jifang dhe aventura e tij në Kinë duket drejt fundit. Milani po provon që ta marrë 25-vjeçarin me formulën e huazimit me të drejtë blerje, por problemi i vetëm që qëndron në mes, është paga faranike që Karrasko merr te Dailan.
Aktualisht, mesfushori përfiton plot 11 milionë euro në sezon, një pagë mjaft e lartë për xhepat e Milanit. Kuqezinjtë do të bisedojnë me lojtarin për gjetjen e një marrëveshje, që nga pamja e parë duket mjaft e vështirë. Gjithsesi, dëshira e belgut për të luajtur përsëri në Europë, mund të ndikojë për të bërë një sakrificë financiare.