Milan-Shkëndija, rekordi i UEFA-s

1

Sipas të gjitha gjasave, dueli i bujshëm Shkëndija-Milan do prodhojë rekord shitjesh biletash për play-off-in e Europa Ligës. Në San Siro në ndeshjen e parë priten 65 mijë tifozë, ndërkohë që 35 mijë duhet të jenë në Shkup në ndeshjen e kthimit. 100 mijë vetë në dy ndeshje, është një shifër e jashtëzakonshme për këtë nivel të Europa Ligës.

Mediat italiane njoftojnë se për ndeshjen e parë në Milano që luhet këtë të enjte janë shitur deri tani 25 mijë bileta, shifër shumë e kënaqshme duke pasur parasysh që deri në 15 gusht Milano është një qytet i zbrazët për shkak të pushimeve verore. Ndërkohë nga Tetova vijnë lajme entuziaste. 10 mijë bileta janë shitur deri tani për ndeshjen e kthimit që do luhet pas 10 ditësh në Shkup. Patjetër që stadiumi do jetë ‘sold out’.

Sfida kundër Milanit është një eveniment i madh sportiv. Kishte që nga fundi i viteve 90’ që një skuadër shqiptare nuk përballej me një gjigant kaq të madh në arenën ndërkombëtare në ndeshje zyrtare. Kundër Milanit nuk ka luajtur asnjëherë një klub shqiptar në kupat e Europës, ndërkohë që memoria thotë që sfidat e Tiranës kundër Bajernit janë ato me një ekip kaq shumë të titulluar në Europë. Teuta me Parmën është sfida e fundit e madhe ndaj italianëve në 1994, ndërkohë që kundër Napolit luajti Vllaznia në 2008 dhe kundër Milanit ka luajtur një miqësore Tirana në 2009. Milani nuk është vetëm një dashuri në Itali, është patjetër dhe një dashuri shqiptare.

You might also like
1 Comment
  1. Edi says

    Eshte luajtur edhe Napoli-Vllaznia sa u perket sfidave me ekipet italiane…

Reply To Edi
Cancel Reply

Your email address will not be published.