Skënderbeu, java e milionave

Të luash në grupet e Europa Ligës nëpërmjet Champions-it është më e thjeshtë. Në 2015 Skënderbeu u mjaftua të kalonte dy turet e parë dhe të ishte automatikisht në grupe, ndërsa tani duhet të kalojë 4 ture që ta bëjë një gjë të tillë. Asnjëherë më parë një skuadër shqiptare nuk ka kaluar 4 ture rresht. E provoi Kukësi në 2013 po u ndal në turin e 4 kundër trabzonsporit. Në këtë këndvështrim, do ishte një super rekord.

Skënderbeu ka kaluar një verë krenarie. Ringritja e një skuadre në 20 muajt e fundit ka kaluar shumë peripeci. Ka kaluar dënimin e UEFA-s,dënimin e FSHF-së, një lloj morali të rënë, problem me prokurorinë dhe opinionin kundër. Çdo ekip tjetër në të njëjtin vend do kishte vështirësi të rikthehej fitues në Europë. Që të kompletohet një verë fantastike duhet kaluar Dinamo Zagreb. Nuk është e lehtë. Thonë që Dinamo nuk është ajo e 2015-ës, që i shënoi Skënderbeut 6 gola në dy ndeshje, por Dinamo mbetet gjithnjë Dinamo. Së fundmi fituan 2-0 në fushën e Rijekës, kampiones në fuqi. Përveç kësaj, statistikat thonë që Dinamo e Zagrebit shqiptarët i kanë prenë e preferuar. 10 gola i pat shënuar Tiranës në 1996 në dy ndeshje.

Këto 10 ditë janë të rëndësishme dhe në aspektin financiar. Me një Latif pothuajse të shitur për 1 milionë euro, me 2.5 të tjera nëse shkohet në Europa Ligë dhe me ndonjë lojtar tjetër të shitur në grupe, a nuk tingëllon si një hakmarrje e ëmbël korçare?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online