Milan, plani “B” janë dy sulmues pa famë!

Sipas medieve italiane, më saktësisht “Sky”, klubi i Milanit, shumë i lëvizshëm në këtë merkato verore, që sapo ka nisur, në rast se nuk do të arrijë të sigurojë njërin mes Belotit, Abumejangut apo Diego Kostës e Alvaro Moratës, atëherë do të operojë për planin “B” që përfshin një dyshe të veçantë sulmuesish: bëhet fjalë për Nikola Kaliniç dhe Andre Silva, që dje në mbrëmje shënoi me Portugalinë në miqësore.

Të dy bashkë mund të vijnë për një shifër të barabartë me 80 mln euro dhe, në këtë rast, edhe mund të luajnë bashkë. Sa i përket Belotit, edhe pse thuhet se Torino kërkon 100 mln euro dhe kuqezinjtë s’i kanë aq para,sipas “Sky” ka diçka tjetër që frenon kuqezinjtë: nuk duan të paguajnë atë shifër për një sulmues që ka shpërthyer, por s’mund të afrohet në ato shifra për të cilët flitet vetëm për një “top player” që ka shënuar edhe në Champions dhe mahnitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online