Milan dhe Inter me shtëpi të re, bashkia jep “OK”

Për skuadrat e qytetit të Milanos, që ndajnë te njëjtin stadium, sot ka ardhur një lajm i mirë. Milan e Inter do të kenë tashme nje “shtëpi” të restauruar. Skuadrat së bashku me firmën përgjegjëse për mirëmbajtjen e stadiumit, në bashkëpunim edhe me departamentin e Palazzo Marino Sports kanë arritur një marrëveshje për shifrën e 15 milionë euro, për rikonstruksion të pjesshëm. Kjo shifër do të sigurohet qershorin e 2020. Për këtë ndërhyrje është marrë dhe konfirmimi i Bashkisë Milanos.

Në një njoftim për shtyp thuhet se restaurimi do të përfshijë rinovimin vjetor të fushës,ndërhyrje në përmirësimin e ndriçimit në hyrje, ndërtimin e zyrave qëndrore te Policisë Operative, hidroizolimin dhe restaurimin e sistemit elektrik të katit të tribunave. Gjithashtu, tribunat dhe ajo VIP do të modernizohen. Një dhomë muzeale, shtimi i hapësirave tregtare, një zonë e re për mediat dhe një e re ekzekutive do të jenë pjesë e planit rregullues të stadiumit.

Këshilltarja e Sportit të Bashkisë së Milanos, Roberta Xhuaineri, falënderoi të dy klubet, Inter e Milan, për bashkëpunimin në restaurimin e stadiumit të qytetit dhe për ndihmesën në zhvillimin e emrit të tij.Stadiumi i Milanos është një pjesë e rëndësishme historike, jo vetëm për qytetin, por për të gjithë Italinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *