Milan “blindon” të ardhmen, rinovon me 20-vjeçarin

Në 27 korrikun e vitit 2017 Milani luante ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të kaluar, teksa priste në “San Siro” rumunët e Krajovës, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europa Ligë. Në atë sfidë binte në sy prezenca si titullar e një 19-vjeçari, në atë kohë thuajse i panjohur.

Bëhet fjalë pikërisht për Patrik Kutronen. Sot italiani është në moshën 20 vjeçare dhe numëron plot 21 gola në 52 ndeshje për fanellën e Milanit. Sezonin e kaluar ishte një pikë kyçe për sulmin kuqezi, duke lënë shpesh në stol edhe Andre Silvën e Kaliniç.

Pak më parë, siç bën me dije “calciomercato.com”, Kutrone ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Milanit. Kjo kontratë e mban italianin deri në vitin 2023 si lojtar të kuqezinjve, ku në bazë të kontratës Kutrone do të përfitoj një rritje page, si dhe klauzolë nuk do të ekzistojë në këtë marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *