“Mikpritje e jashtëzakonshme”, Gravina letër Dukës pas vizitës në Shqipëri: Mbetemi të bashkuar

Vetëm pak ditë pas vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ku vlerëson mikpritjen e shkëlqyer dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona.

Ndër të tjera, Gravina shkruan se kjo eksperiencë i ka dhënë shumë nga pikëpamja profesionale dhe njerëzore, teksa shpreh konsideratën më të lartë për nivelin organizativ të FSHF-së dhe projektin e Shtëpisë së Futbollit.

Gjithashtu, Presidenti i Federatës Italiane e cilëson si emocionues vizitën në shtëpitë e rindërtuara nga FSHF në zonat e goditura nga tërmeti dhe thekson se përmes solidaritetit, mundësia për t’u rikthyer një strehë e një buzëqeshje njerëzve të prekur nga tërmeti, ta mbush zemrën me gëzim.

Më poshtë letra e plotë e Presidentit Gravina për homologun e tij shqiptar, Armand Duka:

I dashur Armand,
I nderuar miku im,

Faleminderit për fjalët emocionuese që më ke shkruar, por mbi të gjitha për mikpritjen e jashtëzakonshme që më rezervuat në Tiranë. Vlerësimi dhe miqësia jote janë shumë të rëndësishme për mua dhe fakti që kam mbështetjen tënde për kandidimin tim si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s përfaqëson një nder dhe një privilegj.

Eksperienca e përjetuar në Shqipëri më ka dhënë shumë nga pikëpamja profesionale dhe njerëzore. Të njihesha personalisht me realitetin e një Federate kaq dinamike dhe të organizuar ishte si një leksion i vërtetë, duke filluar me vizitën në një stadium të nivelit më të lartë si “Air Albania” dhe për të vazhduar më pas te selia juaj moderne. Unë e solla këtë leksion me vete në Itali dhe do ta shfrytëzoj për të zbatuar projekte të ngjashme edhe në Itali.

Momenti më emocionues, sidoqoftë, ishte ai që përjetova në Bubq. Më bëre të kuptoj tragjedinë e atyre që nuk kishin shumë dhe kishin humbur gjithçka. E kuptova, duke prekur realitetin nga afër, se si solidariteti, një gjest i vogël mund të jetë i rëndësishëm. T’u rikthesh një strehë dhe një buzëqeshje njerëzve të prekur nga tërmeti është diçka që vetëm mund të mbushë zemrën me gëzim.

Faleminderit gjithashtu për momentet e gëzueshme, siç ishin orët e shkëlqyera që kaluam bashkë në kantinën tënde. Shpresoj që së shpejti të jem mysafir në projektin e ri dhe futurist që po planifikoni dhe që meritojnë tokat që babai juaj i donte aq shumë.

Të jam gjithashtu mirënjohës që më prezantove me Agimin dhe Muamedin, dy njerëz të jashtëzakonshëm me të cilët, së bashku me ty, shpresoj të takohemi përsëri së shpejti.

Mbetemi të bashkuar, për të mirën e futbollit dhe gjithashtu për atë të familjeve tona të futbollit.

Të përqafoj,
Gabriele

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online