VIDEO/ Prekje magjike dhe shpërthen portën e rivalit, Lionel Mesi po kthehet si dikur te Barcelona

Leo Mesi është nga një tjetër planet! Kjo shprehje që për vite me radhë është dëgjaur të thuhet nga kolegët e tij apo edhe nga legjendat e futbollit, merrë jetë nga perla e radhës që vetëm e majta e tij mund ta dhurojë. Në ndeshjen ndaj PSG-së i la të gjithë me gojë hapur me atë magji nga distanca, duke bërë kështu xhiron në rrjet.

Por ai gol nuk ishte thjesht një rastësi apo një bukuri e momentit. I njëjti ekzekutim, e njëjta trajektore, Leo Mesi e bën sërish në kampionat dhe rikthehet si dikur te Barcelona. Skuadra blaugrana është duke udhëhequr me shifrat 2-1 kundër Hueskas, ndërsa në minutën e 13 ylli argjentinas shmang me mjaft klas falë një prekjeje magjike kundërshtarin dhe nga larg zone lëshon të majtën e tij, duke e ndalur topin në trekëndësh. Një gol i jashtëzakonshëm ky që tregon më më miri përse futbollisti i katalanasve konsiderohet më i miri në botë./Halit Delibashi-Sport Eksres/

https://twitter.com/RyanDMi/status/1371557580271611906

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online