Në moshën 53 vjeçare legjenda e boksit, Mike Tyson, ka veshur sërish dorezat. Një ngacmim në rrjete sociale mbi një duel me Tyson Fury është bërë shkak i rinisjes së stërvitjes. Gjatë kësaj kohe Tyson ka kaluar një kohë të gjatë në palestra duke u trajnuar dhe për të rikthyer trupin në formë. Në një moment kur e gjithë vëmendja është ndaj tij, Tyson ka vendosur të surprizojë fansat e tij.
Boksieri ka hapur një ankand me vlerë fillestare 15 mijë paund, i cili mundëson një seancë stërvitore me të. Nga detajet e para që Tyson jep thuhet se fituesi mund të sjellë një mik së bashku për të stërvitur së bashku me 53 vjeçarin. Autografet dhe fotografitë me kampionin vijnë si standarde dhe dreka do të përfshihet gjithashtu, së bashku me një dorezë boksi dhe një bluzë për fituesin e çmimit. Ndërkohë nga mediat britanike bëhet me dije se ankandi do të rritet deri ne 32 mijë paund, pra dyfish se ai ekzistues./Sport Ekspres/