Seria A ndryshon edhe orarin e ndeshjeve, edhe në Itali flitet për futboll

0

Seria A do të rinisë në muajin qershor duke përmbyllur kampionatin në fushën e lojës. Por elita e futbollit italian do të ketë disa ndryshime duke e krahasuar me kohën kur u mbyll përkohësisht futbolli për shkakun e pandemisë.

Duke nisur që nga ora e zhvillimit të takimeve. Për shkakun e temperaturave të larta që mund të dëmtojnë zhvillimin e ndeshjeve, do të ketë një shtyrje të orarit.

Takimet e nisura në 15:00 tani do të zhvillohen në orën 16:00. Ndërkohë të tjerat që kishin orën e pasdites 18:00, do të nisin 45 minuta më vonë. Ndërsa ndeshja më e rëndësishme në pjesën më të madhe të rasteve lihet për në fund, ku do të luhet në orën 21:00. Pa tifozë dhe në masat e larta të sigurisë, edhe në Itali ka nisur të flitet për futboll. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.