“Jam krenar që luaj me Shqipërinë”, Thomas Strakosha: Kjo është koha e trajnerëve, besojmë te fitimi i Skudetos

Thomas Strakosha është duke luftuar në Itali për fitimin e Serisë A, ndërsa ekipi i Lacios gjendet vetëm një pikë larg Juventusit. Ndërkohë që shpresat e gardianit shqiptar janë për të arritur këtë triumf, pritet ende rifillimi zyrtar i futbollit. Në një intervistë për mediat italiane, Strakosha ka treguar se pas kësaj shkëputje të madhe nga ky sport, do të jenë pikërisht trajnerët që do të bëjnë diferencë.

“Situata është përmirësuar në krahasim me 3 javë më parë. Tani jemi duke pritur që kampionati të rindizet për të bërë atë që na pëlqen të gjithë. Nuk jemi shkëputur mendërisht, dashuria jonë është futbolli.

Askush nuk e priste që ne mund të luftonim për Serinë A, por tashmë jemi shumë pranë fitimit. Jemi në vendin e dytë dhe e besojmë realisht. Tani do të shohim se cilët trajnerë janë vërtetë të mirë. Problem më vete do të jetë nxehtësia se do luajmë edhe në korrik, nuk ka ndodhur kurrë. Shqipëria? Jam krenar që luaj për të, por dua të përmirësohem më tepër”, tha Strakosha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online