Prishtina ka barazuar 1-1 ndeshjen e parë kundër St. Joseph, ndërkohë që sot luan të kthimit në Gjibraltar. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa do tentojë të fitojë dhe të kalojë në raundin e parë të Europa League, çka do të ishte një sukses.
Drejtuesit e klubit nga ana tjetër kanë menduar të motivojnë skuadrën me një premio të majme. Në rast kualifikimi, futbollistëve të Prishtinës do t’u shpërndahet një premio që kap vlerën e 50 mijë eurove.
Gjithçka është zyrtare, pasi klubi bardhekaltër e ka bërë publike diçka të tillë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook. Përballja St.Josephs-Prishtina nis prej orës 17:45. Rezultati i ndeshjes së parë e ka lënë të hapur çështjen e kualifikimit.