Mihana-Zeka! Erzeni tremb më shumë se kurrë, kundërsulmi i këtij ekipi është i frikshëm

Erzeni është formuar në ditët e fundit përpara se të niste Superiorja. Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, kjo skuadër është e aftë që të përballojë menjëherë nivelin më të lartë të futbollit tonë, pavarësisht se lojtarët nuk e njohin ende mirë njëri-tjetrin.

Ajo që dallon më shumë te ky ekip është padyshim kundërsulmi. Mihana-Zeka janë në një super formë dhe do të jenë problem për çdo skuadër. Mihana është duke luajtur jashtë pozicionit, në qendër të sulmit, por fakti është se në këtë rol ky lojtar ka shpërthyer me 3 gola në 2 ndeshje. Nga krahu tjetër, Zeka ka qenë pjesë e Lille dikur dhe e Shqipërisë U-21. Ky futbollist ka një potencial të jashtëzakonshëm në këmbët e tij dhe do të ngjis shkallët e karrierës sërish nga Shqipëria. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online