“E kam mbrojtur Kombëtaren, por pyes veten: ‘Pse duhet ta bëj këtë'”, Levandoski plas bombën dhe njofton tërheqjen nga Polonia: Para Euro 2024…

Robert Levandovski ka krijuar mjaft polemika në Poloni, në prag të përballjes me Shqipërinë. Kapiteni i Kombëtares polake ka dhënë një intervistë për “Meczyki.pl”, në të cilën ka paralajmëruar edhe dorëheqjen nga përfaqësesja. Lojtari i Barcelonës është i pakënaqur me situatat e krijuara në kampin e Kombëtares së tij dhe po mendon tërheqjen nga bardhekuqtë.

“Kur do të mbaroj të luaj për kombëtaren? Mendoj se para EURO 2024 do të vendos për këtë. Ka shumë gjëra që më bezdisin dhe nuk arrij të pajtohem me to. Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit rreth ekipit kombëtar dhe edhe tani po ndodh ende. Në vend që të përqendrohesha në lojë, më duhej të fokusohesha vazhdimisht në gjëra që nuk duhet t’i kisha. Mora shumë përsipër të mbroja ekipin, por në një moshë të caktuar filloni të pyesni veten: “Pse duhet ta bëj këtë?”, është shprehur Robert Levandovski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online