Mezani: Tani kjo është skuadra ime, nuk mund të kërkoj kohë

“Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të shohim para. Unë nuk mendoj të bëj të njëjtën gjë si Lika vjet. Duhet të dalim nga kjo situatë sa më parë. Morëm një fitore dhe kjo ndeshje mbaroi. Unë mendoj për takimin e radhës. Nuk e mendoj se duhet të përsëris të njëjtin sukses si Lika në edicion më parë, Duhet të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje dhe të dalim nga kjo gjendje”, u shpreh Gentian Mezani në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

METODA E PUNËS – “Jam ai që mundohem t’i dëgjoj dhe t’i bind lojtarët për atë që mendoj unë se është më e mira. Cilësitë e kësaj skuadre dihen. Në katër ndeshjet e para kanë shfaqur cilësi. Është e vështirë që një lojtar i ri të integrohet menjëherë. Po ashtu dhe mungesat janë të rëndësishme. Këtu ka cilësi dhe ndaj u binda për të marrë këtë skuadër. Do të vijoj të punoj si në këto dy ditë. Kjo skuadër ka shumë nevojë për mbështetje dhe moral, sidomos nga ana psikologjike. Me mbështetjen që kemi nga drejtuesit, kam besim se do ia dalim”.

PËRMENDJA E SË SHKUARËS– “Nuk i kam këto probleme se do më përmendin sukseset e Likës. Sa për ndeshjen, ishin çunat ata që fituan me zemër. Kam punuar nga ana psikologjike, nuk kishim kohë për t’u përmirësuar shumë. Lika ka bërë një punë shumë të mirë këtu dhe pati shumë sukses. Jemi në një pozitë tjetër dhe nuk duhet të mendoj atë çka ka bërë Lika. Unë duhet të bëj më të mirën time”.

TITULLARËT – “Formacionin e bëra unë, si në çdo ekip ku kam qenë më parë. E kam parë skuadrën, por kam pyetur dhe nuk kisha shumë kohë. Kam pyetur trajnerin e portierëve dhe përgatitësin atletik. Më pas vendosa që të formuloj këtë formacion që patë sot”.

“E gjeta skuadrën e bërë, ashtu si dhe në Laç. Në një skuadër pak rëndësi ka se hyn në një moment tjetër. Kur shikon se ke këtë skuadër dhe në këtë mënyrë si hyra unë, ua thash dhe djemve, jeni skuadra ime. Ishin skuadra e Kostiç, e ka bërë ai këtë ekip, por kjo skuadër është e imja dhe sido që të dilnim sot përgjegjësitë ishin të miat. Nuk mund të them se dua kohë apo jo. Nuk kam kohë unë, as qyteti dhe as skuadra. Jemi sërish në fund dhe duhet të bindemi se nuk mund të presë askush”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *