Trajneri i Luftëtarit Gentian Mezani normalisht ishte i zhgënjyer nga rezultati në takimin me Teutën. Pas ndeshjes, numri një i stolit gjirokastrit foli për “Supersport” në emisioni “Gol pas Goli”, ku u shpreh se e gëzon loja e mirë, por veçon se mungesa e konkretizimit është një problem që duhet zgjidhur sa më parë.
Ishim të papërqendruar dhe në gjumë në minuta e para. Përqendrim është shumë i rëndësishëm dhe shpresoj që kjo të jetë e para dhe e fundit herë që pësojmë shumë shpejt gol. kundërshtari na gjeti të papërgatitur. Them kështu duke marrë shkas nga vitit i kaluar, në 9 ndeshje jam ndëshkuar në minuta e para. Duhet të mënojmë për këtë gjë dhe duhet ta zgjidhim shumë shpejt pasi është e papërshtatshëm në këto momente dhe në këto pozita ku jemi”.
“Lojtarëve po u japin detyra të caktuara për ta markuar Shkurtajn. Sot pati mbështetje nga kolegët, por nuk doli në lojën e tij. I mungoi iniciativa për të goditur portën. Mund të ishte treguar më egoist në disa momente. Duhet të marrim diçka pozitive nga loja e mirë që zhvilluam, por dhe të korrigjojmë gabimet e bëra”.
Mungoi iniciativa, pasi kishim raste. Goditëm pak herë portën. Duhet të ishim më cinik, me Ymerajn, Rapon dhe Rrocën. Në të dyja pjesët kishim shumë raste dhe me kaq shumë raste duhet të shënonim dy gola. Duhet t’i shohim këto gjëra. Më kënaq fakti që prodhojmë dhe që ishim superior në shumë momente. Do doja të luaja keq dhe të fitojë apo të merrja një pikë. Duhet të shohim gabimet për t’u përmirësuar”.
“Kartonët e shumtë? Mund ta kenë lëshuar dorën gjyqtarët me ne. Shaka kjo. Presioni është i madh te ne dhe ndërhyrjet janë më të ashpra se normalisht dhe normalisht që ndëshkohemi kur është për karton. Ka pasur rate kur edhe mund të evitoheshin kartonët. Nuk janë kartonët që na kanë kushtëzuar pozicionin ku jemi. Është diçka që nuk duhet ta mendojmë atë pjesë, pasi do ishte më keq”.
“E keni parë dhe ndeshjen me Tiranën, skuadra tregoi rritje në pjesën e dytë si dy javë më parë. Kemi krijuar raste, por nuk i shfrytëzuam edhe nga tensioni. Ekipi u paraqit mirë. Duhet të kemi dhe pak më shumë fat dhe ta kërkojmë te vetja për të qenë më konkret dhe më të përqendruar”.
“Nuk dua të fajësoj askënd për golin. Do e analizojmë edhe atë moment. Ishim në gjumë dhe nuk mund të flas me emra. Faji është i pari i mi dhe më pas i të gjithëve me radhë. Ndoshta na kanë bërë keq 2 javë pushim dhe kjo ka ndikuar në përqendrimin tonë”.