Mezani dhe e vërteta rreth Rexhinaldos: Shumë gënjeshtra!

Ditën e djeshme sulmuesi i Laçit Rexhinaldo përfundoi në polici, për të kryer një denoncim për dhunë ndaj tij. Më pas sulmuesi afrikan nuk sqaroi se për çfarë bëhej fjalë dhe kush e dhunoi, ndërkohë që nuk u mor vesh nëse e kreu denoncimin apo jo.

U fol për dhunë fizike, por sot trajneri Gentian Mezani ka dalë para medieve për të sqaruar këtë çështje, duke mohuar gjithçka: “Rexhinaldo nuk është dhunuar, nuk është aspak e vërtetë ajo që është shkruar sot në gazeta. Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë. Kam qenë unë ai që e kam larguar nga dhomat e zhveshjes sepse Rexhinaldo nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me veprimet e tij në fushë në ndeshjen kundër Partizanit, ndaj vendosa që ai të mos ishte pjesë e analizës të ndeshjes.

“Rexhinaldo do të stërvitet i diferencuar dhe unë së bashku me klubin e kemi marrë këtë vendim pas deklaratave në media dhe veprimeve të tij, duke filluar që nga ndeshja e Durrësit, ku ka dalë nga loja më dëshirën e tij. Është larguar nga hoteli ku ne ishin grumbulluar pa lejën e askujt. Rexhinaldo duhet të kuptojë që duhet të sillet si profesionist, gjë që nuk e ka bërë në 3 javët e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online