Barcelona pret Alaveshin në ndeshjen hapëse të La Ligës, që do të luhet ditën e shtunë. Tifozët janë gati për të shijuar fitoren e parë, por edhe për të festuar një gol historik. Për momentin Barcelona ka shënuar 5999 gola në kampionatin spanjoll dhe në fundjavë pritet të vijë goli i 6000.
Një motiv më shumë për Barçën dhe lojtarët e saj për të zhbllokuar sa më shpejt sfidën me Alaveshin, por tifozët janë të qartë dhe duan që golin jubilar ta shënojë kapiteni i tyre, Leo Mesi. Ky i fundit është golashënuesi më i mirë i historisë së klubit nga Katalonja dhe Mesi shënoi golin e 5000 në vitin 2009. Të shtunën, nëntë vite më vonë, ylli i spanjollëve do ketë mundësinë të shënojë golin e 6000, duke thyer një rekord të pabesueshëm.
Lojtarët e tjerë që kanë shënuar golat historikë janë: Guilerme Amor (4000) në vitin 1996, Enriko Kastro (3000) në vitin 1982, Pedro Zabala (2000) në vitin 1964 dhe Markos Aurelio (1000) në vitin 1950.