Mbas largimit te Andres Iniesta, shiriti i kapitenit ka kaluar në krahun e Lionel Mesit. Diçka normale dhe logjike. Argjentinasi është gati të nisë sezonin e parë si kapiten i kampionëve të Spanjës. Në fjalën e mbajtur para sfidës për trofeun “Gamper”, ku Barcelona po përballet me Boka Zhuniors, Mesi ka thënë fjalët e para si kapiten.
“Për mua është krenari të jem kapiteni i këtij klubi. E di çfarë përfaqëson diçka e tillë, por kam qenë me fat që kam pasur shembuj të mëdhenj si: Pujol, Ksavi dhe i madhi Iniesta, i cili do të na mungojë shumë. Këtë sezon kemi krijuar një model për të mashtruar veten dhe lojtarët e rinj që janë afruar, do të na ndihmojnë shumë.
Sezonin e kaluar fituam titullin dhe kupën, por patëm një ngërç në Champions, sidomos për mënyrën se si u eliminuam. Do të japim gjithçka që ta kthejmë atë kupë të bukur në “Camp Nou”. Rroftë Barcelona, Rroftë Katalunja!”, përfundon ylli katalanas.