28 vjeç dhe 1 vit pa ekip, Del Piero duartroket Taren për gjetjen e radhës: Na bëri Tare ta zbulojmë, goli qershia mbi tortë

Lacio pati një mbrëmje të madhe dje, ku u rikthye pas 13 viteve në Champions League. Një fitore 3-1 kundër një skuadre me tradita si Borusia Dortmundi ishte mënyra më e mirë për të nisur këtë kompeticion madhor. Sa shumë hapa para janë hedhur nga bardhekaltrit, që nga renditja në mesin e tabelës tashmë konkurojnë me më të mirët e Europës. Dora e Tares është ndjerë në skuadër, teksa ai është arkitekti i ndërtimit të këtij grupi. Me pak të ardhura, por me shumë nuhatje për të talent dhe besim vlonjati ia ka dalë të thyejë gjithë pritshmëritë dhe të ngrejë një ekip që mund të matet kokë më kokë me më të fortët.

Akpa Akpro ishte një tjetër gjetje e Igli Tares, që mbrëmjen e djeshme tundi rrjetën për herë të parë me fanellën e Lacios. Pa ekip nga viti 2017 deri në 2018, kur klubi satelit i Lacios, Salernitana e merr në gjirin e vetë, për ta përgatitur për skuadrën kryeqytetase. Pak kush mund të besonte te 28-vjeçari pas së shkuarës së tij, por drejtori sportiv shqiptar e bëri. Për këtë ka marrë edhe duartrokitjet e një legjende si Del Piero. Ish-kapiteni i Juventusit ka folur për mikrofonin e “Sky Sport”, ku i jep merita Lacios për besimin e dhënë ndaj Akpro si dhe e cilëson si një nga zbulimet e radhës së Tares.

“Goli i tij është një qershi e madhe mbi tortë, edhe për shkak të së kaluarës së tij disi të përvuajtur. Merita i takon Lazios që besoi në të dhe Salernitana që pa diçka tek ky djalë. Ai është një nga lojtarët që Tare është mësuar të na bëjë t’i zbulojmë dhe tani do të shohim se si ai do të vazhdojë rrugën e tij”, ka thënë Del Piero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online