Mesfushori i ri që ka marrë pjesë në më shumë gola të shënuara në Serinë A, rezulton të jetë…lojtari i Shqipërisë

Seria A është kthyer në një vitrinë për lojtarët e Shqipërisë. Të shumtë janë futbollistët që luajnë në këtë kompeticion elitar në Europë. Mes tyre përfshihet edhe Nedim Bajrami. Faqja zyrtare e Empolit ka treguar një statistikë që e veçon futbollistin shqiptar mbi të gjithë.

Kështu, Bajrami është mesfushori më i ri që ka marrë pjesë në më shumë se 10 gola të shënuara në Serinë A sa i përket sezonit që kaloi. Lojtari i Kombëtares arriti që të shënonte 6 gola dhe 5 asiste.. Por për shkak të mungesës së vazhdimësisë dhe shpeshherë besimit të munguar nga trajneri, Bajrami ende nuk e ka bërë kalimin e madh që të gjithë po e prisnin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online