Seria A është kthyer në një vitrinë për lojtarët e Shqipërisë. Të shumtë janë futbollistët që luajnë në këtë kompeticion elitar në Europë. Mes tyre përfshihet edhe Nedim Bajrami. Faqja zyrtare e Empolit ka treguar një statistikë që e veçon futbollistin shqiptar mbi të gjithë.
Kështu, Bajrami është mesfushori më i ri që ka marrë pjesë në më shumë se 10 gola të shënuara në Serinë A sa i përket sezonit që kaloi. Lojtari i Kombëtares arriti që të shënonte 6 gola dhe 5 asiste.. Por për shkak të mungesës së vazhdimësisë dhe shpeshherë besimit të munguar nga trajneri, Bajrami ende nuk e ka bërë kalimin e madh që të gjithë po e prisnin. /Sport Ekspres/
Nedim Bajrami è il centrocampista più giovane ad avere preso parte a più di 10 reti nella scorso campionato di Serie A: 11, frutto di sei reti e cinque assist pic.twitter.com/TAEWN32v1Q
— Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) August 14, 2022