UEFA vendos për më të mirët, vetëm De Bryjne thyen dominimin e Bajernit të Mynihut

UEFA ka shpallur ditën e sotme më të mirët e sezonit të shkuar të Champions League. Organizimi më i lartë i futbollit europian ka vendosur të vlerësojë lojtarët që kanë lënë gjurmë në atë edicion të veçantë që u mbyll si asnjëherë më parë. E natyrisht kur bëhet fjalë për më tëmirët nuk mund të ndodhte ndryshe, veçse të shihnim një dominim nga futbollistët e fituesit të trofeut veshëgjatë.

Bajerni i Mynihut shkëlqeu në sezonin e shkuar me paraqitjet në fushë dhe bashkë me trofeun ekipor, tashmë vijnë edhe ata individual. Ideali në portë është pikërisht gjiganti Nojer, ndërsa mbrojtësi më i mirë shpallet talenti Xhoshua Kimish. Mesfusha është një rast përjashtues, me De Bryjn që sheh veten mbitë tjerët në rolin e tij, ndërsa sa i përket sulmit nuk ka asnjë dyshim.

Është Robert Levandovski i përzgjedhuri nga UEFA. 15 golat e shënuar në sezonin e shkuar të Champions League ishin padyshim një nga faktorët kryesorë përse trofeu përfundoi në duart e skuadrës gjermane, diçka që nuk mund të lihej pa u vlerësuar për makinerinë polake.

Sa i përket trajnerit të sezonit, është pikërisht arkitekti që ndërtoi këtë përbindësh të frikshëm si Bajerni i Mynihut, Hansi Flik. Një teknik që meriton duartrokitje të mëdha për atë që bëri me kampionët e Bundesligës, të cilët i mori në një gjendje të vështrë dhe i katapultoi në një tjetër nivel, duke ngritur plot 5 trofe si triumfues. Një dominim bavarez në çdo cep të këtij Championsi dhe vetë këto çmime të ndara nga UEFA e tregojnë më së miri një gjë të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online