Skuadra e Apolonisë shihej si një nga favoritet absolute për tu ngjitur në Superiore këtë sezon, por gjysma e parë e kampionatit nuk ka shkuar ashtu siç mendohej në fillim. Si pasojë, klubi ka bërë ndërhyrje në merkato, për të pasur një gjysmë të dytë shumë më të mirë.
Jovanoviç, Vladisavljeviç dhe Mandia janë afrimet e skuadrës fierake dhe ndërkohë, ka pasur plot 6 largime nga bardhekaltrit.
Njoftimi i klubit – Bardhë & Jeshil Jordan Jovanoviç, Lazar Vladisavljeviç dhe Gesjano Mandia janë tre afrimet e klubit tonë për periudhën e janarit!
Jovanoviç luan në qendër të mesfushës dhe Vladislavjeviç në të majtë të sulmit. Të dy vijnë nga kampionati serb dhe kanë eksperiencë në elitën e futbollit të shtetit fqinj. Mandia luan në qendër të mesfushës dhe është një ish-pjesëtar i Apolonisë!
Veç afrimeve, ne si klub duam të falënderojmë dhe lojtarët që kontribuuan gjatë fazës së parë në skuadrën tonë dhe që tani nuk janë më me ne: Erlando Mehmeti, Ervis Troka, Klevis Perkeqi, Franci Bakalli, Erald Kolgega, Agim Meto.