Shumë futbollistë brazilian kanë përfaqësuar kombëtare të vendeve të tjera. Një fenomen ky që ndodh që prej kohës së Zhoze Altafinit në vite 60-të. Shume shtete kanë rekrutuar lojtarë të talentuar nga vendi i Sambës siç ka bërë Spanja me Marko Senën e Diego Kostën ose Gjermania me Makaun dhe Kevin Kuranji. Së fundmi listës së shteteve që i “vjedhin” lojtarë Brazilit i është bashkuar dhe kombëtarja ruse.
Në listën e fundit të trajnerit Stanislav Çerçesov ka qenë dhe emri i sulmuesit të Krasnodar, Ari. “Bomberi” brazilian luan prej tetë vitesh në Rusi dhe në qershor mbaroi procesin e natyralizmit duke marrë nënshtetësinë ruse.
Ari është braziliani i tretë që luan për kombëtaren ruse, pas portierit të Lokomotivës Guilherme dhe mbrojtësit Mario Fernandesh, ndërkohë që radhët e rusëve përveç brazilianëve ka dhe dy gjerman. Bëhet fjalë për mbrojtësit Konstandin Raush dhe Roman Nojshtader, prindërit e të cilëve ka qenë pjesë e minoritet gjerman në Rusi.