Merkato e Milanit, shumë emra dhe një prapaskenë

Shumë fjalë rreth Milanit. Gatuzo nuk dëshiron të flasë për merkaton dhe ka qenë i qartë: “Duhet t’i humbas energjitë e mia vetëm duke stërvitur ekipin”. Janë të tjerë ata që merren me lëvizjet dhe në janar po tentohet të bëhen disa lëvizje. Për qendrën e mbrojtjes dy janë alternativat.

Rodrico Caio, 28-vjeçari i San Paolos, tashmë është pajisur edhe me pasaportë italiane dhe Leonardo e ndjek prej kohësh lojtarin në fjalë. Por në fokus së fundmi ka dalë edhe Med’hi Benatia. Juventusi kërkon ta shesë marokenin. Gjithsesi mund të gjendet edhe një zgjidhje tjetër për huazimin e tij dhe duke parë raportin mes Milanit dhe bardhezinjve, gjithçka mund t mbyllet me sukses.

Gjetja e një lojtari për të zëvendësuar Lukas Bilja është kthyer në një objektiv kryesor për kuqezinjtë. Duhet me çdo kusht një mesfushor qendror që në janar. Aron Ramsej, Leandro Paredes dhe Adrien Rabiot janë lojtarët e shënjestruar dhe një prej tyre do tentohet në janar, sikurse raporton Corriere dello Sport.

Nëse arrihet diçka e tillë, atëherë Lukas Paketa do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Flamengo dhe në verë do t’i bashkohet Milanit. Klubi brazilian do e mirëpriste një lëvizje të tillë, pasi mesfushori i avancuar është një nga lojtarët kryesorë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *