Merkato e Milanit ende jo e mbyllur, por…

Pasi ka zyrtarizuar Bakajokon nga Çelsi, në sajë të afrimeve të tjera që nisën me tre parametra zero si Haliloviç, Reina dhe Striniç, por edhe maksishkëmbimin Kaldara-Higuain për Bonuçi, Milani pret sot në mbrëmje të mbyllë edhe transferimin e Kastijehos nga Vijareali.

Por, sipas “Sky Sport 24”, ditën e sotme në “Casa Milan”, shtëpia kuqezi, Leonardo dhe Maldini kanë qëndruar deri pasdite dhe ka pasur disa bisedime të gjata për ndonjë afrim të fundit, sidomos në mesfushë. Nuk ka emra, sigurisht, por “mister X” që pritet të vijë nuk do të jetë një “big”, për të vetmin fakt se fair play financiar duhet respektuar dhe UEFA është vigjilente.

Nuk bëhet fjalë, pra, një investim 60 apo 70 mln euro, por shumë më poshtë. “Sky” nënvizon faktin se Elliott nuk ka problem paratë dhe Milinkoviç-Saviç do ta kishte prezantuar që këto ditë nëse do të ishte për kërkesat e Lacios, por fitorja në KAS ka qenë sinjal se duhen respektuar bilancet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online