Merkato e Kastriotit: Ramadani, katër afrikanë dhe surpriza Nikoliç

Kastrioti tentoi të bindë Pero Pejiç për sulmin, por oferta e krutanëve nuk ishte e kënaqshme për kroatin, që pretendonte më shumë. Tashmë sytë janë hedhur nga një tjetër lojtar dhe sipas asaj që raporton “Supersport”, Stefan Nikoliç është një nga objektivat e merkatos.

Sulmuesi, që te të kuqtë nuk ka bindur, mund të largohet nga Partizani. Kastrioti nga ana tjetër është gati të bëjë një ofertë dhe ta afrojë në gjirin e saj shtatlartin malazez, që ka një karrierë të pasur, por që është shoqëruar me probleme për shkak të sjelljes së tij.

Gjithsesi në Krujë besojnë se mund t;u bëjë punë, ndërkohë nga ana tjetër Partizani nuk është se do të humbiste diçka, madje në këtë mes do dilte i fituar, nëse Nikoliç do ishte i kënaqur nga oferta e bërë prej Kastriotit.

Një tjetër lojtar është në fokusin e krutanëve. Bëhet fjalë për mesfushorin Alban Ramadani, i cili në të shkuarën ka tentuar të luajë në Superiore. Ai i është nënshtruar testeve me Vllazninë dhe Kukësin, por në fund nuk ka qëndruar në këto klube.

Mesfushori me tipare mbrojtësve është 23 vjeç dhe ka luajtur në Itali e Zvicër me klube si Padova dhe Kiaso, por edhe në Francë. Gjithashtu në Bullgari pritet që bashkohen me ekipin katër lojtarë afrikanë, të cilët do vëzhgohen me kujdes nga trajneri Elvis Plori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online