Ngelëse për herë të parë, Armando Broja merr notën më të ulët në ndeshjen e Southampton: Nuk ishte çudi që e hoqi trajneri!

Armando Broja ka marrë për herë të parë një notë ngelëse te Southampton që nga koha kur mbërriti në këtë skuadër. Performanca e sulmuesit shqiptar është vlerësuar me 4 në bazë të artikullit që është shkruar nga “Hampshire”.

Një rast i pastër për gol është shpërdoruar në fillim dhe driblimet e zakonshme të Brojës, nuk janë parë kundër Neëcastle. Për më tepër, Southampton humbi në shtëpi me shifrat 1-2. “Humbi një rast të pastër për të hapur rezultatin, teksa nuk gjeti dot portën pas pasimit të Che Adams.

Nuk ishte ndeshja e tij më e mirë dhe nuk ishte mjaftueshëm i shpejtë për të reaguar pas pasimeve nga shokët e ekipit. Nuk u shfrytëzuan disa sulme që ishin premtuese dhe në fund u largua nga fusha, në fakt nuk ishte ndonjë çudi”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online