Kukësi do të ndeshet sot me Karabakun në ndeshjen e parë të turit të dytë Champions Leagues. Skuadra verilindore po bën mirë në vitet e fundit, pasi nën drejtimin e presidentit Safet Gjici ka fituar gjithçka. Një pikë e dobët e Kukësit është tifozeria.
Sot, skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje. Ekipi duhet të gjejë ngrohtësinë dhe shtytjen e tifozëve kundër gjigantëve nga Azerbajxhani. Nuk janë pretendentë, nuk kanë shumë shanse, duhet të shpresohet te mrekullia dhe kjo arrihet vetëm nëse bashkohen forcat.
Kukësi momentalisht ka 2 tifo-grupe, “Mërgatën” dhe “Armatën e Veriut”, të dy grupe që shkojnë në stadium vetëm në ndeshje të caktuara. Pjestarët e “Armatës së Veriut” kanë emigruar jashtë vendit, ndërsa nga krahu tjetër “Mërgata” mbetet e mërguar brenda Shqipërisë. Keqardhje për Kukësin që nuk ka tifozeri të flaktë, sidomos në këto sfida të rëndësishme, pa i hyrë problemeve me presidentin dhe klubin!